Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në qytetin e Fushë-Krujës, ku fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Nga informacionet e para që përcjell policia e Durrësit, mësohet se lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit Sh. I.
Informacioni paraprak i policisë së Durrësit:
Më datë 15.12.2017, në Fushë-Krujë gjatë natës në oborrin e pronës private 3-katëshe (banesë dhe biznes) të shtetasit Sh. I. ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqet e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.





