Një grua e moshës 64-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetë helmuar me fotoksinë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasja L.N. u gjet e vdekur në banesën e saj, e cila jetonte vetë.

Nga hetimet e para rezultoi se gruaja kishte pirë fotoksinë dhe lënda helmuese i ka shkaktuar vdekjen.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më date 13.12.2017, rreth orës 17:00, në fshatin Stan Karbunarë, në banesë, është gjetur e vdekur, pa shenja dhune, shtetësia L. N.,  vjeç  64, e cila jetonte vetëm. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga vetëhelmimi me fotoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.