Një 45-vjeçar shqiptar dhe një 46-vjeçar italian janë arrestuar nga financierët e Komandës Provinciale Piacenza për trafikim të lëndëve narkotike dhe për vjedhje të shumta.

Masa e arrestit me burg për shqiptarin e arrestuar sot vjen pas një hetimi të gjatë dhe kompleks bëjnë me dije mediat italiane. Ai është pronari i kompanisë ku punonte shqiptari i rrezikshëm Altin Merhori (ne foton kryesore), i arrestuar në muajin shkurt, pasi ka qenë dënuar më herët me 12 vite burg për vrasjen e bashkatdhetarit të tij dhe më pas fshehjen e kufomës.

Po ashtu mediat vendase bëjnë me dije se gjatë operacionit që çoi në arrestimin e tij, ne muajin shkurt, është gjetur dhe sekuestruar në vendin e tij të punës dhe të banimit, rreth 2.5 kilogramë kokainë të pastër dhe 10 kilogramë marihuanë një vlerë totale prej rreth 700,000 euro, por edhe armë, municione, xhaketa antiplumb, pasaportat, kartat e identitetit, licenca dhe certifikata regjistrimi të rreme, telefona celularë dhe karta e krediti, si dhe pajisje të shumta shtëpiake, goma dhe këpucë të markave të shtrenjta, të ardhura si pasojë e vjedhjeve, dhe një vlerë totale prej rreth 100,000 euro (ne fotot poshte operacioni i muajit shkurt).