Tre persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë marrë plagë të rënda pasi autobusi i shkollës me të cilin udhëtonin është “ndarë më dysh” kur u godit nga një tren në Millas të Francës.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kërkuar mes rrënojave për të nxjerrë viktimat, mes të cilëve edhe fëmijë.

Përplasja fatale ndodhi në kryqëzimin hekurudhor mes Perpignanit dhe Pradesit, në rajonin Pyrénées-Orientales, në jug të Francës.

Treni është përplasur me pjesën e pasme të autobusit, i cili dyshohet të ketë hyrë në kalimin hekurudhor edhe pse barrierat ishin duke u ulur, siç raporton “France Bleu”. Autobusi po transportonte fëmijët e një shkolle lokale.