Dy makina janë përplasur pasditen e sotme në rrugën Fier-Levan.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të liqenit, ku siç raporton BalkanWeb gjatë përplasjes janë dëmtuar vetëm makinat, por nuk raportohet për të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur dinamikën e aksidentit.