Një grua 28-vjeçare ka droguar në gjumë të dashurin dhe më pas i ka prerë organet gjenitale me pretendimin se ai e kishte keqtrajtuar atë.

Ngjarja ka ndodhur në Republikën Domenikane, ku Samuel Ventura Garcia, 44-vjeç, dhe e dashura e tij 28-vjeçare, Johanny Diaz, po qëndronin në një kabinë në qytetin e Puerto Plata, kur ndodhi sulmi.

Çifti kishte pasur një debat të ashpër me njëri tjetrin, thonë zyrtarët. Diaz u largua menjëherë nga vendngjarja dhe është arrestuar pas disa orësh. Pas arrestimit, Diaz deklaroi se nuk u pendua për atë që kishte bërë dhe se ajo ishte viktimë e keqtrajtimit nga Garcia, i cili e detyronte të ishte me të.

44-vjeçari u dërgua menjëherë në spital dhe ju nënshtrua një ndërhyrje.