Një 26-vjeçar, ka masakruar të shoqen pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore. Burri xheloz e çoi gruan e tij Margarita, nënë e dy fëmijëve të tij, në një pyll e më pas i ka prerë duart me një sëpatë.
Sulmi i egër që i është bërë gruas ka tmerruar mjekët rusë, të cilët kanë arritur të qepin njërën dorë, por nuk kanë mundur të shpëtojnë tjetrën.
Sipas "The Sun", Dmitry Grachyov, përdori fillimisht një sëpatë për të goditur gishtat ndërsa përpiqej ta torturonte duke i kërkuar të pranonte se ajo kishte një të dashur, por ajo i mohoi akuzat e tij.
Gjaku i gruas nisi të rridhte nga të dyja duart, ndërsa Grachyov më pas e çoi nënën e fëmijëve të tij në spital dhe iu dorëzua policisë. Dora e djathtë dhe krahët ishin "dëmtuar keqazi" gjatë përpjekjeve të gruas për të shpëtuar, thanë mjekët.
Çifti kishte pesë vjet martesë dhe ka dy fëmijë, djem të moshës tre dhe katër vjeç.