Një aksident ku ka mbetur e plagosur me fraktura të rënda një 56-vjeçare nga Durrësi ka ndodhur ditën e djeshme në qytet.
Policia bën me dije se aksidenti është regjistruar rreth orës 12:30, në lagjen nr. 16, ku shtetasja S.Bregu, 56 vjeçe, banuese në Durrës, teksa po kalonte rrugën, është përplasur nga një makinë.
Në drejtimin e mjetit tip “Opel” ishte shtetasi A.L., 23 vjeç, banues në Durrës, me leje drejtimi, ndaj të cilit ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Nga burimet, “DurrësLajm” mëson se e plagosura ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe aktualisht është e shtruar në spitalin e Durrësit, ku do të duhet të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve për një periudhë kohore të pacaktuar.





