I dërguar i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shtangur me përgjigjen e tij ndaj një pyetje lidhur me besimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për premtimet e BE.

Zyrtari i kërkimit në “BalkanForum”, Samir Behariç pretendon se e ka pyetur Lajçakun saktësishtsi më lart, madje duke i përmendur BE-së edhe premtimet si liberalizimi i vizave të Kosovës apo çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veritu, që në fakt përfshin edhe Shqipërinë.

“E pyeta Lajçakun se pse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet t’iu besojnë premtimeve të BE-së, përderisa BE-ja ka dështuar që të liberalizojë vizat për Kosovën dhe të nisë bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut. Përgjigjja e tij ishte e neveritshme: “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”,- ka shkruar Behariç në “Twitter”.

Lajçak ka shtuar se “është bërë trend që të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por se liderët e Kosovës duhet të shkojnë të kërkojnë pajtim në shtetet që po e bllokojnë lirinë e lëvizjes”.