Pak minuta nga përfundimi i orarit zyrtar të vendosur nga Kuvendi për pranimin e emrave për kryeprokuror të ri, është zyrtarizuar edhe kandidatura e shtatë. Sipas informacioneve, bëhet me dije se kandidatura e shtatë është Artur Selmani.

Kandidatura e gjashtë e paraqitur në Kuvend është ajo e Ermira Tafanit. Tafani deri tani ka mbajtur detyrën e Prokurores së Elbasanit.

Kandidatura e pestë e paraqitur në Kuvend është ajo e Granit Shahut.

Besnik Muçi është kandidati i katërt për Kryeprokuror të Përkohshëm i cili ka zyrtarizuar kandidimin sot.

Arqile Koça është kandidati i tretë. Ai është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kërkon të marrë drejtimin e këtij institucioni.

Kandidatura e dytë për prokurorin e përkohshëm të vendit, pas largimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, është ajo e prokurores Arta Marku.

Ditën e hënë u publikua zyrtarisht kandidatura e prokurorit të Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi, i cili mësohet se ka bërë edhe dorëzimin e dosjes me gjithë dokumentet e kërkuara në Kuvendin e Shqipërisë.

Aplikimet vazhdojnë deri sot në orën 18:00.