Një i moshuar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë në aksin rrugor Fier – Seman.

Policia njofton se viktima është shtetasi me iniciale A.D., 80 vjeç, banues në Fier.

Nga ekzaminimi paraprak, në trupin e të ndjerit nuk u konstatuan shenja dhune.

Policia thotë se i moshuari kishte probleme të vazhdueshme me tensionin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.