I riu 29-vjeçar, të cilit iu bë atentat rreth orës 18.30 në Bulqizë, është Fadil Tërnova.
Në njoftimin për shtyp, policia sqaroi se personi ndaj të cilit u qëllua me armë ndërsa ishte duke lëvizur me automjet, është me precedent të theksuar kriminalë.
Ternova, në vitin 2011-ën është skeduar nga policia si autor i dyshuar i një tentative për vrasje.
Ndërsa në vitin 2013 është arrestuar si autor i dyshuar i nje vrasjeje. Ne vitin 2016 gjykata e ka liruar me shërbim prove.





