Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Holandës për të mbështetur nisjen e bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se ky është një tjetër lajm i mirë, ndërsa shton se e kishte thënë edhe më parë se pa u bërë zgjedhjet atje, nuk kemi çfarë presim.
POSTIMI I PLOTË
LAJM TJETËR I MIRË
Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim
*ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua
Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim





