Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X për situatën e krijuar nga zjarri në malin e Krujës, duke vlerësuar punën e forcave zjarrfikëse, ushtrisë dhe policise në përballimin e situatës.
Rama theksoi se, pavarësisht erës së fortë dhe vështirësive për ndërhyrje nga ajri gjatë natës, zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz.
Postimi i Ramës:
Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese





