Vuani nga krahët e shëndoshë dhe të varur? Ky është një problem shumë i madh tek femrat sidomos gjatë stinës së verës ku trupi dhe asetet fizike ekspozohen edhe më shumë. Por për ta eliminuar këtë gjë ka zgjidhje. Më poshtë ju prezantojmë disa ushtrime që janë shpëtimtët tuaj.
Mënyra e vetme që ato të tonikohen janë përmes ushtrimeve fizike ose palestrës. As dietat dobësuese duket se nuk bëjnë punë. Ka kaq shumë gra që e urrejnë pjesë e sipërme të krahëve të tyre sa shpesh i drejtohen edhe kirurgjive për të larguar dhjamin nga ajo pjesë.
Kjo yndyrë grumbullohet si pasojë e nivelit të lartë të estrogjenit, dhe për këtë arsye ky fenomen ndodh më shpesh tek femrat se sa meshkujt. Përqendrohuni të jetoni shëndetshëm, të ushqeheni mirë dhe të jeni fizikisht aktive në mënyrë që të shmangni krijimin e tyre.Por nëse i keni, atëherë rutina e duhur sportive që duhet të aplikoni është disa minuta vrap në ditë si edhe ushtrime gjimanastikore që vënë në lëvizje krahët.