Një nga emrat e përfolur si kandidate për postin e kryeprokurorit është edhe Arta Marku, prokurore në rrethin e Shkodrës.

41-vjeçarja nga Puka ka përfunduar në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001, dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi.

Marku është propozim i kreut të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, ndwrsa mwsohet se ajo garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Deri më tani është konfirmuar si kandidaturë zyrtare Ferdinand Elezi, prokurori i Apelit në Durrës, ndërsa qarkullon edhe emri i Xhemal Saliajt.

Mazhoranca ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00.