Ka shkuar në 12 numri i personave të shoqëruar në lidhje me atentatin ku mbeti i vrarë Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka.
Sipas policisë, këta persona kanë pasur më parë konflikte me të ekzekutuarin ose kanë pasur dijeni për to. Por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor.
Për vrasjen e Aleksandër Ndokës po hetohen dy pista kryesore, ajo e konflikteve personale apo anëtarëve të tjerë të familjes Ndoka dhe ajo e vrasjes për shkak të detyrës.
Prej vitit 2013, 48-vjeçari ka mbajtur detyra në administratën lokale në Lezhë, jurist në Hipotekë dhe këshillin e qarkut si dhe nga 2015 anëtar i këshillit bashkiak. Ndërsa muaj më parë ai ishte emëruar edhe kryeinspektor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Veriun.
Aleksandër Ndoka ishte duke kthyer makinën për të hyrë në banesë kur 14 plumba u qëlluan ndaj tij dhe 9 prej tyre e kanë prekur në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.





