Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca është takuar sot me kreun e PD-së Lulzim Bashën, pas rizgjedhjes së tij për herë të tretë si kryetar i PD.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i BE nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 

Soreca shkruan se në këtë takim folën lidhur me situatën politike në vend si dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë.

“Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën   për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit”, –shkruan Soreca.