Vendin e presionit të lartë, që ditët e fundit ka bërë që situata sinoptike në Itali të jetë stabël dhe me mot të mirë (pavarësisht temperaturave të ulta në veri të vendit), do ta zërë I ftohti polar që do të shoqërohet me reshje dëbore deri në lartësi të ulta.
Fillimisht i ftohti polar do të ndihet në veri të Italisë, për të zbritur pastaj drejt qendrës dhe veriut të vendit.
Sipas Meteo.it, fundi i javës dhe fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohen nga ditë shumë të ftohta.





