Në vjeshtë pritet të nisë seriali i shumëpritur “H.O.T” (Humans of Tirana), Ermal Mamaqi. Por megjithese duhen edhe disa muaj nga shfaqja e tij, dita ditës na zbulohet nga një detaj që na e shton edhe më shumë kuriozitetin.
Sot producenti na ka zbuluar se pas kaq vitesh ka vendosur që për këtë serial të ndryshojë pamjen. Ermali është shfaqur me flokë të gjata të mbledhura bishtalec dhe thuajse nuk njihet.
“Miq, ju prezantoj me Danin.
Personazhi im në H.O.T. Sapo nisëm xhirimet e Serialit që do ju bëjë të qeshni dhe të qani, por më shumë të mendoheni… Jam i sigurt që do ju pëlqejë. Qëndroni të ftohtë deri sa ta shfaqim, se pastaj do jeni shumë HOT”, shkruan Ermali krah fotove nga xhirimet.





