Policia spanjolle sekuestroi një sasi rekord kokaine për 18 vitet e fundit. Bëhet fjalë për 5.8 ton kokainë me vlerë tregu 210 milion euro.

Në pranga ranë 3 narko-trafikantë, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar me shtrirje në Spanjë, Portugali e Honduras.

Lënda narkotike u sekuestrua në një port në brigjet jugore të Spanjës. Sasia rekord ishte nisur nga Kolumbia dhe kishte si destinacion përfundimtar Barcelonën.