Raporte nga Jemeni thonë se ish-Presidenti Ali Abdullah Saleh është vrarë në luftimet me lëvizjen rivale Houthi.
“BBC” tha televizioni i kontrolluar nga rebelët “al-Masirah TV” ka cituar zyrtarët Houthi të kenë “deklaruar fundin e krizës së tradhtisë së milicisë dhe vrasjen e liderit të tyre.”
Media britanike tha se nuk ka konfirmime të pavarura, por në median sociale kanë qarkulluar foto me trupin e Saleh.
Partia e tij politike mohoi vdekjen e Saleh pasi luftëtarët Houthi hodhën në erë shtëpinë e tij në kryeqytet.
Deri javën e kaluar, mbështetësit e Salehut kanë luftuar përkrah rebelëve Houthi, të cilët e rrëzuan nga pushteti, kundër presidentit aktual të Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi.