Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e cilëson si një dështim takimin e sotëm në Bruksel mes Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit, lidhur me ecurinë e dy vendeve për njohjen reciproke.
Haradinaj shprehet i habitur se prioritet i Kurtit nuk është njohja e Kosovës.
Sipas Haradinajt i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga dialog është njohja që nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por dhe zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.
STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ
Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut.
Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit.
Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.
Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin.
RH





