Shqipëria starton me një vend të tetë në Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Anaheim të SHBA. 26-vjeçarja, Evangjeli Veli nuk shkoi më shumë se vendi i tetë në garimin deri në 58 kg.

Peshëngritësja e lindur në Fier, u ngjit në pedanë në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe në stilin e shtytjes ajo arriti të ngrinte 90 kg, ndërsa në atë të shkëputjes 113. Në total, Veli ngriti 203 kg, një rezultat jo shumë pozitiv edhe pse pritshmëritë për 26-vjeçaren nuk ishin të mëdha.

Në këtë eveniment, Veli ka arritur të kualifikohet për në kategorinë 58 kg, ndryshe nga Europiani i disa muajve më parë kur ajo garoi për kategorinë 53 kg.

Tashmë është radha e Briken Çaljes që do të pasohet nga konkurrimi i Erkand Qerimajt ku janë edhe shpresat më të mëdha për medalje, ndërsa garimi i shqiptarëve do të mbyllet nga Romela Begaj dhe Krenar Shoraj.