Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë, lumi Erzen ka dalë nga shtrati dhe si pasojë disa banorë të zonës së Shijakut po kalojnë një situatë të rëndë pasi uji u ka përmbytur banesat.

Siç shihet edhe nga pamjet e para që “DurrësLajm” sjell nga kjo zonë problematike, rreth 20 banesa janë aktualisht nën ujë. Katet e para të këtyre banesave janë pushtuar nga uji.

Kjo është një situatë e përsëritur për rreth të pestën herë në Shijak.

Po ashtu, për shkak të reshjeve me intensitet të lartë në zonën e Fushë-Krujës, stacioni i pompave është jashtë pune. Për këtë arsye, UKD njoftoi më herët se do të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat: Shijak, Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Lajmi në përditësim…