Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Gjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga Covid, ndërkohë që janë regjistruar 12 raste të reja nga 2668 testime të kryera.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

15 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës.

Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.

Në total numri i rasteve aktive është 238.

Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!