Një raport i publikuar së fundmi ka treguar se janë plot 215 mijë raste të krimeve seksuale që janë regjistruar në kontinentin Evropian gjatë vitit 2015, pjesa më e madhe e të cilave përfshijnë përdhunimin.

Shifrat janë bërë publike nga “The Lancet” dhe në të përfshihen edhe rastet e mbetura në tentativë. Vendi ku ky fenomen është më i përhapur është Anglia dhe Uellsi me 130 raste për 100 mijë banorë, ndjekur nga Suedia me 120 raste dhe Belgjika me 66.

Ndërkohë që vendet e rajonit, ku përfshihet dhe Shqipëria, rastet e dhunës seksuale janë të pakta. Për Malin e zi, Serbinë dhe Greqinë, ky raport është një në 100 mijë banorë.

Shteti suedez i njohur në fakt për numrin e ulët të krimeve ka dhënë edhe një shpjegim zyrtar për rritjen e rasteve të raportuara.

 

Sipas ligjit, në këtë shtet akti i përdhunimit është shoqëruar me masa të ashpra ndëshkimore, e po ashtu klasifikohen si përdhunim edhe rastet e shfrytëzimit seksual. Për këtë arsye sipas policisë, për vitin 2015 ka një rritje të numrit të rasteve të raportuara.