Skuadrat e mëdha hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi kanë arritur fitore në transfertë në ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave. Kështu në Grupin A, Kukësi triumfoi 1-4 në transfertë me Erzenin, me sfidën e kthimit që mbetet thjesht një formalitet. Nuk lëshoi në fushën e Besëlidhjes as Skënderbeu, që iu imponua 0-1 ekipin lezhjan, ndërsa Teuta barazoi 1-1 në transfertë me Kamzën, në një sfidë ku përplaseshin dy ekipet të Superiores.

Në Grupin B Bylis fitoi 2-1 me Luftëtarin në Ballsh, duke e vënë jo pak në vështirësi skuadrën që drejtohet nga Hasan Lika, ndërsa Laçi u tregua superior ndaj Lushnjës në “Roza Haxhiu”, duke triumfuar 1-3. Rezultat tenistik i Flamurtarit në fushën e Turbinës, ku kuqezinjtë shënuan një fitore të thellë 1-6.

 KUPA E SHQIPËRISË TURI 1/8

GRUPI A

ERZENI-KUKËSI  1-4
Shënues: Goxhaj 86′ / Guri 5’, 16’, Koldashi 52’, Peposhi 88′

BESËLIDHJA-SKËNDERBEU  0-1
Shënues: Kelmendi 28’ 

KAMZA-TEUTA  1-1
Shënues: Rezi 1’ / Latif 30’

GRUPI B

BYLIS-LUFTËTARI  2-1
Shënues: Kolgega 14’, Murataj 22’ / Ramadani 85′

LUSHNJA-LAÇI  1-3
Shënues: Pepa 69’ / Xhixha 26’, 29’, Bushi 67’

TURBINA-FLAMURTARI  1-6
Shënues: Dollani 60’ /  Licaj 17’ (11-m), Kamarra 30’, Toungara 39’, 85′, Hyseni 73’, Hoxhaj 82′ (11-m)

30 NËNTOR    

POGRADECI – PARTIZANI