Terroristët e Shtetit Islamik kanë publikuar pamje makabre të ekzekutimit të një afgani që e akuzonin si spiun.
Viktimës i janë lidhur krahët me zinxhirë dhe më pas ia prenë duke e goditur me hanxhar.
Në pamjet horror duket edhe një fëmijë i vogël rreth 8 vjeç i rekrutuar nga ISIS, që kërcënon me vrasje të gjithë spiunët.
Thuhet se viktima që u ekzekutua ishte spiun amerikan, ndërsa ekzekutuesit janë jetimë, prindërit e të cilëve janë vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtarm, shkruan “Daily Mail”.
Videoja është publikuar nga ISIS në provincën Khorasan, një zonë malore kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit.