Teksa po gjykohej për krime lufte, ish-komandanti kroat, Slobodan Praljak ka pirë helmin në sallën e gjyqit në Hagë.
Sllobodan Praljak, 72 vjeç, një ish-komandant në luftën e Bosnjes 1992-1995, piu para të gjithëve një shishe që kishte me vete dhe bërtiti "Nuk jam një kriminel lufte", raportojnë mediat e huaja.
Veprimin e bëri pasi gjykatësit konfirmuan dënimin e tij me 20 vjet në apel për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Avokati i Praljakit më pas thirri: "Klienti im thotë se ka pirë helmin", ndërkohë që kryetari i kolegjit pezulloi seancën dhe bëri thirrje për një mjek.
Praljak ishte një nga gjashtë ish udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës për të dëgjuar vendimet e apelit. Të gjithë ishin dënuar në vitin 2013 për persekutimin, përjashtimin dhe vrasjen e muslimanëve gjatë luftës së Bosnjës.