Gjatë bisedës në “Red Table Talk”, vajza e Michael Jackson, Paris ka rrëfyer se vëmendja e vazhdueshme e paparacëve në një moshë të re e çoi atë në halucinacione dhe paranojë.
“Unë përjetoj halucinacione ndonjëherë nga kamerat dhe paranojë të rëndë dhe kam shkuar në terapi”, ka thënë modelja 23-vjeçare.
Ndër të tjera ajo tha se një metodë që përdor për të ruajtur privatësinë është t’u kërkojë njerëzve në shtëpinë e saj të nënshkruajnë marrëveshje mos zbulimi.
Kjo bisedë me Willow Smith pritet të dalë në episodin e të mërkurës më 16 qershor.





