Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, për të mos përsëritur zgjedhjet në qarkun e Fierit.

Logu e ka cilësuar këtë vendim si të paprecedent, ndërsa shton, se çështjen mund ta dërgojnë deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Këto vendime janë të paprecedent dhe në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor në Shqipëri. Ne e dimë se kush ka qenë prapa këtyre vendimeve. Ka shumë qytetar që na pyesin kush është i frikësuar nga masakra e 25 prillit, kush është dora e zezë që mbyll gojën e përgjigja është një dhe e vetme është Edi Rama.

Ky është i interesuar për të shuar çdo hapësirë lirie. Ne do t’i shkojmë deri në fund, demokratët nuk dorëzohen dhe në do ta vazhdojmë deri në fund betejën për zbardhjen e masakrës së 25 prillit. Do përdorim çdo mjet do përgatisim strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut”, u shpreh Logu.