Ka përfunduar në Bruksel takimi i parë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë,  Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç ka zbuluar detaje duke thënë se Kurti e pyeti nëse do e njohë Kosovën, ndërsa ai i ka thënë prerazi se përgjigjia ishte asnjëherë, dhe më pas Kurti ka shpërthyer.

”Ai tha: “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”. Unë i thashë: “Asnjëherë”. Ai shpërtheu.”- pohoi Vuçiç.

Ndërkohë është arritur dhe një dakordësi, pasi sipas Presidentit serb dialogu do të vijojë deri në fund të  korrikut.

“Nuk kam marrë pjesë në një takim si ky. Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Kurti erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Kjo ishte një përpjekje për t’i dhënë fund dialogut.”- vazhdoi presidenti Vuçiç.

Po ashtu ai thekson se edhe në këtë takim Kurti ka kërcënuar se do e padisë Serbinë për gjenocid në Kosovë.