Maqedonia e Veriut ka marrë dhuratë nga Greqia 20 mijë doza të vaksinës ndaj COVID-19.

“Ky donacion është shumë i rëndësishëm për ne dhe do të doja të shpreh falënderime deri tek populli grek dhe ambasadori i Republikës së Greqisë tek ne, Rusos Kunduros. Arritja e dozave të reja të vaksinave po zhvillohet në kohë dhe në pajtim me këtë imunizimi i popullatës po rrjedh mirë. Apeloj që sa më shumë qytetarë të paraqiten në Vakcinacijamk”, shkruan ministri maqedonas i shëndetësisë Venko Filipçe.

Greqia si vend i BE është angazhuar të ndihmojë me vaksina vendet fqinje Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut teksa ka me Turqinë kanë nënshkruar marrëveshje për të njohur vaksinat.