Ish-mirëmbajtësi i fanellave të Mançester Siti, Les Çapman, rrëfeu për publikun disa nga bëmat e italianit Mario Baloteli kur ai ishte pjesë e klubit anglez. Sulmuesi nënshkroi me Sitin në vitin 2010 nga Interi dhe menjëherë u bë shok me Çapman, ky i fundit në një intervistë për "Daily Mail" zbuloi disa gjëra tepër interesante për Balon.
"Baloteli është një nga njerëzit më të paparashikuar në planet. Kur ai u përjashtua gjatë ndeshjes ndaj Arsenalit ai gjuajti televizionin në dhomat e zhveshjes me këpucët sportive. Por, ai ishte njeri pozitiv dhe jo budalla, ishte shumë bujar. Kur ishte në një pikë karburanti, Mario i paguante të gjithëve karburantin, ose i jepte një të pastrehu disa para. Ai gjithmonë pyeste vetën pse makina e tij ishte konfiskuar 27 herë… kjo pasi ai e parkonte në një zonë të ndaluar jashtë restorantit San Karlo në mes të Mançesterit dhe kjo ndodhte çdo ditë. Por, kur hapa dollapin e tij pasi ai u largua, të gjithë biletat tij ishin aty. Kjo ishte mënyra e përshëndetjes së tij me klubin anglez", tregoi Çepman.





