Gjykata Kushtetuese, në seancën e sotme gjyqësore, për çështjen e Teatrit Kombëtar, ka pranuar zgjerimin e objektit të hetimit.
Kjo kërkesë, iu bë anëtarëve të Kushtetueses, nga këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, i cili kërkoi nga togat e zeza, që të shpallë si antikushtetuese vendimin për prishjen e teatrit dhe të kërkojë pezullimin e veprimeve të mëtejshme për të ndërtuar teatrin e ri.
Pjesë e hetimit tashmë do të jetë edhe vendimi i këshillit bashkiak të Tiranës, ndërsa nuk dihet nëse kjo do të përkthehet më pas dhe në hetim për individë të caktuar që dhanë votën pro shembjes.
Kushtetuesja do të ketë sërish mbledhje gjatë ditës së nesërme, mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.





