Ramzan Kadyrov, lider i Çeçenisë, thotë se është i gatshëm edhe të vdesë për Vladimir Putin dhe të dorëhiqet nëse kjo i kërkohet prej tij.
Deklarata vjen para zgjedhjeve federale presidenciale të vitit të ardhshëm, që paraprihen nga një mori lëvizjesh në postet drejtuese që i kanë vendosur disa politikanë në paqartësi.
41-vjeçari Kadirov, në një intervistë dhënë televizionit shtetëror rus, foli për ato që i konsideron arritjet e tij kryesore ndërsa në një klip ai shfaqej duke bërë boks, duke ngarë një kalë apo edhe duke dhënë opinione për gjithçka, që nga poligamia e deri tek martesa mes gejve.
Komentet e tij u dukën si një taktikë, që ai e ka përdorur edhe më parë, për të siguruar miratimin politik të Kremlinit, diçka që deri më tani nuk i ka munguar dhe as do t’i mungojë.
Kadirov e ka treguar se ai është i përkushtuar për të punuar atje ku Presidenti i vendit e urdhëron”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov.
Kushdo që sundon rajonin me shumicë myslimane, është i rëndësishëm për Kremlinin, kjo duke pasur parasysh se Çeçenia është angazhuar dy herë në luftë me Moskën, pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik në 1991, por tani, në këmbim të subvencioneve bujare dhe një shkalle të gjerë autonomie, betohet për besnikëri të plotë.
Kadirov, ka drejtuar Çeçeninë për dekadën e fundit, kohë gjatë të cilës grupet e të drejtave të njeriut e kanë abuzuar për abuzime. Por ai shihet nga Moska si garantues i vijimësisë dhe është rritur nga Kremlini enkas për rolin e tij, pas vrasjes së të atit në 2004.
Në intervistë, ai e quajti Putinin, idhullin e tij. “Jam i gatshëm të jap jetën për të e të përmbush çdo urdhër”, tha ai.