Skuadra e Goga Basket ka fituar 79-40 ndaj Skënderbeut në takimin e javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar në basketboll për meshkuj, Kategoria e Parë, duke udhëhequer renditjen me 10 pikë të plota. Një sukses i merituar i ekipit durrsak, që nuk hasi aspak vështirësi për të mundur ekipin korçar në këtë përballje, që ishte një formalitet për miqtë.

Për Skënderbeun kjo është humbja e pestë, duke mbyllur renditjen, pa asnjë fitore.Mban ende gjallë shpresat për një vend në Superligë ekipi i Flamurtarit, që falë fitores 59-48 ndaj Elbasanit në fushën e këtij të fundit qëndron në vendin e dytë (synon play out-in). Ndeshje me më shumë rivalitet se e para, por vlonjatët u treguan më të saktë në fushë, duke u shkëputur në 20 minutat e dytë dhe e merituan fitoren.