Pasi vizitoi Parisin, kryeministri i Edi Rama deklaroi se projekti për “Rilindjen e Liceut Francez të Korçës” tashmë është vendosur në tryezën e Presidentit francez Emmanuel Macron, duke u trajtuar si një nga nismat që po ndiqen nën kujdesin e tij.
Sipas Ramës, ky zhvillim vjen si rezultat i vizitës së fundit në kryeqytetin francez, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit kulturor dhe arsimor mes Shqipërisë dhe Francës, si dhe projekte me rëndësi historike për vendin.
Kryeministri theksoi gjithashtu se një dekadë më parë do të ishte e paimagjinueshme që Franca të kishte një angazhim të tillë të drejtpërdrejtë ndaj Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë
*një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme





