Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook se fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet platformës e-Albania.

Sipas Ramës, kjo eviton mbledhjen e një tufe me letra dhe radhët e gjata në dyert e institucioneve arsimore.

“Mirëmëngjesi. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan kryeministri.