Sipas “premiumsporthd.it”, pas përjashtimit të Edgardo Bauza, i cili ka qenë në detyrë për tre muaj, ëndrra e Arabisë Saudite do të ishte të nënshkruante një kontratë me Carlo Ancelottin për kombëtaren e vet, e cila ka fituar të drejtën të jetë në fazën finale të Botërorit 2018, që do të mbahet në Rusi.

Federata e Futbollit të Rijadit është gati t’i ofrojë një ofertë të paçmuar ish-trajnerit të Bayern Munich, i cili, nëse do ta pranonte, do të kishte mundësinë të merrte pjesë në Kupën e Botës 2018. Pas 12 vitesh mungesë, Arabia Saudite ia doli të kualifikohet në Kampionatin Botëror në sajë të ish-teknikut holandez, Bert van Marwijk.

Sidoqoftë, Ancelotti duket se e ka bërë të ditur se nuk është i interesuar për postin e trajnerit të kombëtares arabe. Ai është në listën e ngushtë të kandidatëve për të pasuar Venturan në stolin e kombëtares italiane, e cila pas 60 vitesh nuk mundi të kualifikohej në Botërorin e Rusisë, çka është konsideruar një dramë e madhe për popullin axurr.