Etrit Berisha nuk ishte protagonist në ndeshjen mes Evertonit dhe Atalantës, për faktin se sulmuesit e ekipit anglez nuk ishin kurrë të rrezikshëm. Mirëpo, portieri shqiptar mori vëmendjen e mediave italiane dhe atyre të huaja, pasi kaloi një moment shoku në fushën e lojës. Pasi mori një goditje, ai u shtri në tokë dhe u desh menjëherë ndihma e shokëve të skuadrës dhe e mjekëve që ta përmendnin.Për fatin e tij të mirë nuk ishte asgjë serioze dhe Berisha qëndroi në fushën e lojës deri në minutën e fundit, duke qenë pjesë e ekipit që bëri histori në “Godison Park”.
Më parë, asnjë ekip nuk kishte arritur të merrte asnjë fitore, për më tepër me rezultatin 1-5. Mediat italiane e vlerësuan portierin e Kombëtares shqiptare me notën 6.“I saktë dhe me fat në pjesën e parë, duke mbyllur mjaft mirë një goditje të Miralasit. Në pjesën tjetër të ndeshjes nuk ka shumë punë, për faktin se Evertoni është i pafuqishëm të reagojë”, shkruan portali italian “tuttomercatoweb”. Berisha bashkë me Strakoshën siguruan të enjten kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Europës.





