Ndërsa flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të Kodër Vilës, zjarrfikësja e ka thuajse të pamundur të shkojë dhe të ndërhyjë për shuarjen e zjarrit.

Në videon e publikuar në rrjete sociale nga ish-deputetja Fatbardha Kadiu, shihen mjaft qartë tentativat e shumta që mjeti zjarrfikës bën nëpër kthesa, ndërsa flakët nga ana tjetër avancojnë gjithnjë e më shumë.

“Në rruget e Durresit zjarrefikset nuk mund të kalojne normalisht. Nderkohe zjarri arrin me mes të kodres. Ndiqeni”,– shkruan ish-deputetja. 

Jo në pak raste, qytetarët kanë denoncuar investimet e bëra në infrastrukturën rrugore apo betonizimin pa kriter të qytetit, pasi shpesh zjarrfikësja e ka thuajse të pamundur të ndërhyjë në kohë apo të mbërrijë deri në vatrën e zjarrit.  

Siç duket mjaft qartë në video, mjeti zjarrfikës humb minuta të vlefshme duke bërë shpesh indietro, pasi e ka thuajse të pamundur të manovrojë kollaj nëpër kthesat e Kodër Vilës.