Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, ka dënuar me burg të përjetshëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç 74-vjec.
I njohur si "Kasapi i Bosnjës", Mlladiç përballet me 11 akuza, duke përfshirë gjenocid dhe krimet kundër njerëzimit, akte arbare të kryera gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1990.
Gjykatësi refuzoi kërkesën e avokatit të tij për të shtyrë seancën për arsye shëndetësore, gjë që ka shkaktuar nervozizëm te Mlladiç.





