Djali 11-vjeçar i presidentit amerikan Donald Trump duket se është objektivi i ri i ISIS.
Sipas "The Free Beacon", grupi terrorist po shpërndan detaje personale për 11-vjecarin Barron Trump në kanalet e mediave sociale, duke përfshirë edhe adresën e shkollës së tij.
Instituti për Hulumtime të Medias në Lindjen e Mesme (MEMRI) përktheu thirrjet masive për vrasje në aplikacionin popullor "Telegram".
Duke përdorur hashtagun "Mbajeni djalin e Amerikës" përdoruesi me emrin "Dak Al-Munafiqeen," që në gjuhën arabe ka kuptimin "Godisni hipokritët" shkruajti: "Barron Trump shkon në shkollë në Washington", sipas MEMRI, njofton CBN News.
Postimi është shoqëruar edhe me fotografi të Barron Trump.
Djali i presidentit amerikan nuk është shënjestra e vetme e kërcënimeve të pandërprera nga Shteti Islamik. Grupi bëri thirrje për vrasjen e Papa Françeskut në aplikacionin Telegram javën e kaluar.