Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ne fshatin Lukovë të Sarandës ku është gjetur një person i pajetë.
Viktima është identifikuar si Dhiogjen Boçi, 72-vjeç, i cili raportohet se kishte dalë për të mbledhur bimë mjekësore në mal.
Shkak i vdekjes dyshohet se është bërë rrëzimi aksidental nga një shkëmb në mal, ndërkohë që pritet të bëhet ekspertiza e trupit të viktimës për të zbuluar më tej mbi rrethanat e vdekjes.
Ambulanca ka bërë transportimi i trupit të viktimës për në morgun e Sarandës.





