Lulzim Basha është shpallur zyrtarisht fitues i garës për kreun e ri të Partisë Demokratike edhe për katër vitet e ardhshme.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana në një dalje për mediat nga selia blu ka bërë të ditur edhe rezultatet përfundimtare të votimit.  

“Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 proceverbaleve, rezulton se kanë votuar 41097 anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413. Të vlefshme janë 40684 vota. Të ndara sipas kandidatëve, për Fatbardh Kadillin kane votuar 781 anëtare, për Edit Harxhin 983 anetare, per Agron Shehaj 6038 anëtarë dhe per Lulzim Bashen 32882 anëtarë”, tha Gjana.