Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për 19-vjeçarin Jehon Breçani, i cili aksidentoi një 24-vjeçare pak ditë më parë në zonën e Porcelanit në Tiranë.
Mësohet se masa e sigurisë Breçanit i është komunikuar në spital për shkak të problemeve shëndetësore, që ai ka pasur nga përplasja.
Kujtojmë që 19-vjeçari, djali i ish-drejtorit te policise së Tiranës, Erzen Breçani aksidentoi të renë Xhenisa Gega, e cila fatkeqësisht humbi njërën këmbë, ndërsa ndodhet ende në spital.





