Giorgos Makarounas është një prej viktimave nga përmbytjet e pazakonta në Mandra të Greqisë. 36-vjeçari, baba i një fëmijë, u mbyt sapo doli nga kamioni i tij.
Ai punonte si shofer kamioni dhe u gjend në vendin dhe kohën e gabuar. Ai ndodhej në Mandra, qytezën më të goditur nga moti i keq në Greqi, e cila ishte përmbytur pothuajse e gjitha.
Kamioni ishte bllokuar për shkak të nivelit të ujit. Vetëm disa çaste përpara se të vdiste, ai foli në telefon me mamanë e tij.
“Mama kam frikë, po mbytemi”, ishin fjalët e tij të fundit. Sapo doli nga kamioni, linja telefonike u shkëput ndërsa raportohet se 36-vjeçarin e mori rrjedha e ujit.
Deri tani janë raportuar 15 të vdekur nga përmbytjet në Mandra. /tvklan.al