Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha mbrëmë se shpreson se Shkupi dhe Athina së shpejti mund ta gjejnë zgjidhjen për kontestin e gjatë me dekada lidhur me çështjen e emrit.
Greqia argumenton se emri Maqedoni implikon pretendime territoriale ndaj një rajoni grek me të njejtin emër dhe për shkak të kësaj çështjeje, i ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Më 20 dhe 21 nëntor do të bëhet takimi i parë me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimitz, dhe shpresoj se ne do të gjejmë zgjidhje e jo ta vonojmë atë”, tha mbrëmë në Lubjanë kryeministri, Zoran Zaev, pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar, raporton agjencia Reuters.
Kryeministri Zaev tha se shpreson se bisedimet për pranim në BashkiminEvropian do të fillojnë vitin e ardhshëm.
Takimi me palën greke në muajin nëntor, do të jetë i pari prej se Zoran Zaev është kryeministër i Maqedonisë. /REL/